Inter ka njoftuar se Denzel Dumfries i është nënshtruar një operacioni për dëmtimin e kyçit të këmbës, ndaj pritet të mungojë për dy deri në tre muaj.

Reprezentuesi i Holandës kishte kohë që po vuante nga problemi në kyçin e këmbës, i cili po shërohej më ngadalë se sa pritej.

Ai iu nënshtrua një konsultimi specialistik dhe vendosi t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Dumfries pritet të mos kthehet deri në shkurt ose mars 2026

Një deklaratë nga Inter konfirmon se Dumfries iu nënshtrua operacionit për stabilizimin e kyçit të majtë të këmbës në Klinikën Fortius në Londër sot.

Ai do të ndjekë një program rehabilitimi përgjatë javëve të ardhshme, por Sky Sport Italia dhe të tjera media sugjerojnë tashmë se kjo do të thotë të paktën dy deri në tre muaj larg fushave.

Prandaj Inter pritet të kthehet sërish në merkato gjatë janarit për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm, pasi deri tani kanë përdorur Luis Henrique ose kanë spostuar Carlos Augusto në krahun e djathtë.

Kjo gjithashtu ngre edhe më shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e Dumfries, i cili së fundmi ka ndryshuar agjent, duke sugjeruar se po shtyn për një largim në verë drejt Premier League.

Lojtari ka një klauzolë largimi në kontratë që besohet të jetë rreth 25 milionë euro, megjithëse e vlefshme vetëm për një periudhë të shkurtër gjatë verës.