Skuadra kampione e Kosovës, Drita, është kthyer në Kosovë pas problemeve që iu shfaqën në testet për COVID-19.

Drita do të përballej në Zvicër me skuadrën irlandeze Linfield, në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Mirëpo autoritetet zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n, nuk lejuan që takimi të realizohej.

Në testimet e fundit të bëra ndaj lojtarëve të skuadrës gjilanase, Hamdi Namani rezultoi pozitiv, derisa Bujar Shabani e Fidan Gerbeshi që ishin të infektuar, në një hapësirë kohore pre dy ditësh, rezultuan negativ.

Megjithatë, UEFA ende nuk ka dalë me vendim zyrtar rreth asaj se çfarë do të ndodh.