Ditë më parë, Juventusi u eliminua nga Liga e Kampionëve, nga skuadra franceze, Lyon.

Nga Liga e Kampionëve, u eliminua edhe Barcelona, pas turpërimit nga Bayern Munich 8-2.

Gjysmëfinalet e kësaj gare, do të jenë pa dy yjet kryesore të futbollit në botë.

Tifozët e futbollit nuk do të kenë mundësi të shohin Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, të luajnë në këtë garë.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 2004/05, që në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk do të luajnë Messi dhe Ronaldo.