Ditë më parë u raportua se Juventusi i ka ofruar Barcelonës yllin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldon.

Madje u tha që Zonja e Vjetër e bëri këtë ofertë që të heq qafe pagesën e majme të portugezit, duke pasur parasysh se pandemia Covid-19, ka dëmtuar skuadrat financiarisht.

Agjenti i ish-yllit të Real Madridit, Jorge Mendes, ka thënë se Ronaldo nuk do të transferohet asnjëherë te Barcelona.

“Cristiano te Barcelona? Kurrë! Ai do të jetë madrilen deri në vdekje, as edhe për ndonjë sasi të madhe të arit”, tha Mendes.