Ismail Morina i njohur si Ballisti, është ai që bëri historinë në Beograd, kur ngriti dronin mbi stadium me flamurin e Shqipërisë.
Pesë vite pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ai ka folur për veprimin për të cilin madje edhe u arrestua.
Në një intervistë me “Nedeljnik” në lidhje me rastin në fjalë, ai ka thënë se ndihet krenar për atë që ka bërë.

“Ata thonë se kam fyer flamurin e tyre. Besimin e tyre. Nuk e bëra këtë. Unë thjesht po tregoja histori. Flamujt tanë”.
“Më vjen keq për një gjë, se u ngjita në kishë. Nëse besimtarët serbë janë fyer për këtë, më vjen keq. Për të tjerat? Ndihem krenar. Ishte ideja ime. Dhe aftësia ime. Dhe çmenduria ime. Por, gjithçka ishte e imja”, u shprehë ai.




























