Mbrojtësi kosovar, Mirlind Kryeziu, është suspenduar me dy ndeshje nga Liga Zvicerane e Futbollit të mërkurën.
Kryeziu do t’i mungoj Winterthurit në ndeshjet kundër Sionit dhe Luzernit.
Kryeziu u përjashtua me karton të kuq të martën mbrëma në barazimin 1:1 të Winterthurit kundër Servettes. Ai u përjashtua në minutën e 63-të për ndërhyrje të ashpër.




























