Barcelona fitoi 3:0 të martën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit, por nuk i mjaftoi.
U eliminua pasi në ndeshjen e parë pësoi humbje 4:0.
Humbje tjetër Barcelona pësoi në ndeshjen kthyese pasi iu lënduan mbrojtësit Jules Kounde dhe Alejandro Balde.
Të dy do të jenë jashtë fushës për disa javë.
Barcelona ka njoftuar të mërkurën se që të dy kanë telashe muskulore dhe do të mungojnë të paktën katër javë.




























