Skuadra franceze PSG, ka arritur që për herë të parë në histori të klubit të kualifikohet në një finale të Ligës së Kampionëve.
Parisienët mposhtën mbrëmë, Leipzigun për të sigurar kështu një vend në finale të kompeticionit më të madh për klube, shkruan “VAR Kosova”.
Kjo ëndërr e bërë realitet në vitin 2020, “milionerëve” i’u kushtoi hiç më pak se 1.2 miliard euro.

Siç shkruan “Sky Sports”, PSG që nga viti 2011 ka shpenzuar shuma të majme parash për ta dërguar klubin ku edhe është sot.
Pra, kur presidenti aktual i Parisit, Nasser Al-Khelaifi, i cili në vitin 2011 mori në dorë klubin francez, që nga ajo ditë, klubi fitoi 25 tituj në përgjithsi, 8 i takonin Ligës, por suksesi në Evropë ishte zero.
Kujtojmë se PSG në finale do ta pret fituesin e duelit të sotëm, Lyon – Bayern.


























