Futbollisti shqiptari Nazmi Gripshi, ka lënë gjurmët e para te skuadra e Rubin Kazanit në Rusi.
Gripshi në tri ndeshjet e para me fanellën e skuadrës ruse, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.
Në fitoren 3:0 ndaj Lokomotivës së Moskës, Gripshi asistoi, ndërsa shënoi gol në fitoren 2:1 ndaj Krasnodarit.
“Në ndeshjen e fundit luajtëm pa sulmues klasik. Ishte fomacion i ndryshëm nga ndeshjet e kaluara. Funksionoi në mënyrë të përkryer efektive. E kemi ushtruar këtë formacion gjatë gjithë javës. Luajta si një ‘nëntëshe e rreme’. Mendoj se i zbatova mirë udhëzimet e trajnerit”, ka thënë Gripshi.
Gripshi 28-vjeçar iu bashkua Rubin Kazanit në shkurt nga Astana. Me Rubin Kazanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.



























