Ballkani shënoi fitore në ndeshjen kundër Gjilanit, por trajneri Ismet Munishi edhe një herë ka habitur me gjestet e tij.
Në minutën e 85-të të ndeshjes, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestave, të cilat sipas gjyqtarit Genc Nuza ishin të tepërta.
E derisa po dilte nga fusha, Munishi i duartrokiti tifozët e Ballkanit dhe pastaj u ul në fushë dhe filloi t’i lidhë lidhëset e këpucëve të tij.




























