Kompania e reperit legjendar Jay-Z, ‘Roc Nation’ përfaqëson lojtarët Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne dhe Axel Witsel, në mesin e shumë të tjerëve. 

Së fundmi, legjenda e repit po kërkon që prezenca e tij të ndjehet në botën e sportit. 

Dhe ai tashmë ka bërë një fillim mjaft të mirë.

“Ne nuk po mundohemi të jemi agjencia më e madhe në botë. Por ne thjesht duam të jemi më të mirët” tha Michael Yormark.

Yormark është presidenti i Roc Nation Sports International dhe ka folur për synimet nga zyra e sapo hapur e kompanisë në Londër.

Kompania mund të jetë themeluar vetëm në 2013-n, por rritja e saj, në mënyrë befasuese, ka qenë e shpejtë.

Në Amerikë ata kujdesen për yjet Dez Bryant dhe Todd Gurley, si dhe në NBA për  Kyrie Irving. 

Boksieri Maurice Hooker është gjithashtu pjesë e 90 sportistëve të menaxhuar nga ‘Roc Nation’.