Qendërmbrojtësi Bujar Pllana ka shënuar gol në elitën e futbollit polak të shtunën, në ditën kur mori ftesë nga përzgjedhësi Sylvinho për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Botërorit 2026 ndaj Polonisë.
Pllana i dha epërsinë 1:0 Lechia Gdanskut në minutën e 11-të.
Në fund, ndeshja Lechia Gdansk – Pogon Szczecin, u mbyll 2:1 në të mirë të vendësve.
24-vjeçari, i cili e kompletoi ndeshjen, ka 14 paraqitje në edicionin aktual në të gjitha garat, ndërsa goli i së shtunës, ishte i pari i sezonit.
Qendërmbrojtësi tjetër nga Kosova, Indrit Mavraj, ishte në bankën rezervë te nikoqiri.
Lechia Gdansku pas 26 ndeshjeve të luajtura i ka 34 pikë.



























