Milani u është kthyer fitoreve në Serie A, pas humbjes nga Lazio. Skuadra e Massimiliano Allegrit ka mposhtur Torinon 3:2 në xhiron e 30-të të sezonit.

Strahinja Pavloviq, Adrien Rabiot e Youssouf Fofana realizuan golat për vendasit. Te Torino shënuan Giovanni Simeone dhe Nikola Vlashiq.

Ardian Ismajli u paraqit për 90 minuta te Torino. Nuk pati minuta për Ardon Jasharin te Milani.

Pas kësaj fitoreje, Milani mbërrin në 63 pikë të tubuara në pozitën e dytë. Pesë më shumë ka Interi në pozitën e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Torino ka 33 pikë në pozitën e 14-të.