Besfort Zeneli ka shkëlqyer të dielën mbrëma në Belgjikë. 

Zeneli ishte lojtari më i mirë i ndeshjes të cilën Royale Unioni e fitoi 3:1 në udhëtim te St Truideni, në xhiron e 30-të të kampionatit elitar belg.  Zeneli asistoi në dy golat e parë për epërsinë 2:0, në minutat 23 dhe 27. 

Më pas shënoi vetë për 3:0, në minutën e 56-të. 

Besforti, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, luajti deri në minutën e 75-të, kurse Arbnor Muja u zëvendësua në minutën e 62-të te vendësit. 

23-vjeçari Zeneli i ka dy gola e tri asistime në këtë edicion për skuadrën belge. 
Royale Unioni i pari i ka 66 pikë, tri më shumë se Club Brugge.