Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann do të kalojë te Orlando City në MLS të SHBA-së në verë.
Francezi 35-vjeçar ka firmosur të martën me klubin amerikan. Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të edicionit 2027/28, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën, do të luajë për Atleticon deri në fund të edicionit aktual. Ai i ka shënuar 44 gola në 137 paraqitje me Francën.
Është golashënuesi më i mirë në histori të Atletico me 211 gola. Por kishte pak minuta këtë edicion. Ndonëse me hapësirë të limituar, Griezmann i realizoi 13 gola.



























