Ylli i Barcelonës Ansu Fati ka vendosur ta ndërrojë agjentin. Ai është ka vendosur t’i besoj agjencisë së Jorge Mendes.

Deri më tash, Fati kishte për agjent vëllain e kapitenit të tij Leo Messi, Rodrigon.

Ansu Fati është gati të futet në ekipin e parë të Barcelonës, që do të thotë që promovimi i tij do të shoqërohet edhe me ngritje të pagës.

Klauzola e tij do të rritet në 170 milionë euro atëherë kur të mbush 18 vjeç në muajin tetor, shkruan Marca.

Fati do të jetë lojtari i dytë i Barcelonës që përfaqësohet nga Mendes, i cili ka në menaxhim edhe mbrojtësin portugez Nelson Semedo.

Ai po ashtu është edhe agjent i rivalit të Messit, Cristiano Ronaldo.

Në të martën, presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu ka theksuar e Barcelona nuk e ka ndërmend të shesë yjet e klubit.

“Ne kemi pranuar oferta për lojtarin tonë Ansu Fati, por nuk duam ta shesim aty. Ne duam që ai të rritet këtu. Ai nuk është në shitje”, tha ai për Barça TV./VAR Kosova/