Grupmosha U19 e Shqipërisë ka pësuar humbje të mërkurën pasdite në kuadër të Grupit B4 për kualifikim në Evropianin e këtij viti.

Në “Shtëpinë e Futbollit”, Shqipëria U19 u mposht nga Luksemburgu 2:1.

“Kuqezinjtë” i pranuan golat në minutën e 28-të dhe të 35-të, ndërsa golin e vetëm e shënoi Arman Durmishi në minutën e 44-t.

Shqipëria U19 ndeshjen e radhës e luan të shtunën ndaj Maltës. Edhe kjo ndeshje zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në duelin tjetër në “Niko Dovana”, Norvegjia fitoi ndaj Maltës 1:0.