Po afrohen ndeshjet e fundit të sezonit në Premier League me një garë të ngushtë mes klubeve në krye të tabelës.
Manchester United duhet të fitojë të paktën 10 pikë nga 7 ndeshjet e tyre të mbetura për të siguruar vend në Champions League per sezonin e ardhshëm.
Me një pozicion te favorshëm që ka në tabelë, United ka arritur që të sigurojë 55 pikë për vendin e 3-të.
Gara është e ngushtë për faktin se ka prapa Aston Villan me 54 pikë dhe Liverpoolin më 49.
Klube që tentojnë të sigurojnë vend në Europa League apo Conference League janë Chelsea(48 pikë), Brentford(46 pikë) Everton(46 pikë) dhe tutje Fulham(44 pikë).
Gara mbetet akoma e paqartë në bazë të dinamikës që jemi mësuar të shohim në Premier League, por për United ka gjasa të mëdha të arrij t’a sigurojë një vend në Champions.
Kreu i tabelës udhëheqet nga Arsenali me 70 pikë dhe Manchester City me 61 pikë, ku mbetet një garë e paqartë për fituesin e sezonit 2025/26.




























