Ka disa ditë që po qarkullojnë lajmet për shitjen e Vedat Muriqit te skuadra italiane, Lazio.
Përveç mediave në Turqi dhe Itali, për këtë transferim raportuan edhe mediat tjera ndërkombëtare.
U tha që sulmuesi i Kosovës është transferuar te Lazio për 18 milionë euro.
Por këto lajme janë mohuar nga klubi turk Fenerbahçe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra e Muriqit ka mohuar largimin e tij, duke thënë se Vedat Muriqi është futbollist i tyre dhe se nuk ka ndonjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër./VAR Kosova/



























