Në atë që mund të jetë ndeshja e fundit me Argjentinën në shtëpi, Lionel Messi shënoi gol dhe asistoi në fitoren 5:0 ndaj Zambisë. Ishte miqësorja e fundit e Argjentinës para grumbullimit për Kupën e Botës.
38-vjeçari asistoi për Julian Alvarezin në minutën e katërt dhe shënoi në minutën e 43-të në stadiumin “La Bombonera” në Buenos Aires.
Ishte goli i 116-të me Argjentinën në paraqitjen e 198-të.
Tifozëria brohoriti për superyllin në një tjetër fitore të kampiones në fuqi.
Botërori fillon më 11 qershor në SHBA, Meksikë e Kanada.
Nicolas Otamendi dhe Valentin Barco po ashtu shënuan për Argjentinën.
Pritet që Messi t’i japë fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit.



























