Para ndeshjes së rëndësishme ndaj Mainzit, Hoffenheimi frikësohet se nuk do ta ketë të gatshëm për lojë qendërmbrojtësin e Kosovës, Albian Hajdarin.
Hajdari është futbollisti i radhës nga Kosova që luan te Hoffenheimi, e që është i lënduar aktualisht.
Leon Avdullahu është futbollisti tjetër i Kosovës që paraqitet te skuadra gjermane, e që është i lënduar. Avdullahu nuk luajti në ndeshjet e muajit mars.
Mungoi në gjysmëfinale të plejofit të Botërorit 2026 ndaj Sllovakisë në fitoren 4:3, dhe në humbjen në finale 1:0 nga Turqia të martën mbrëma. Te Hoffenheimi paraqitet edhe sulmuesi Fisnik Asllani, që
pritet të luajë në vikend.
“Përveç zhgënjimit, Hajdari u kthye nga detyra me përfaqësuesen me lëndim. Mbrojtësi pësoi një të çarë pas kokës, afër veshit. Nuk dihet ende deri të enjten apo të premten se sa do të ndikojë lëndimi i Hajdarit dhe a do ta pengojë atë të paraqitet ndaj Mainzit të shtunën nga ora 15:30”, ka shkruar mediumi “Kicker” të mërkurën.




























