Sipas raportimve të fundit që vijnë nga Anglia, thuhet se mbrojtësi i Man United, Harry Maguire është arrestuar nga autoritetet greke.

Meguire ishte për pushime në vendin e famshëm në Greqi i njohur si Mykonos, ku edhe u arrestua, shkruan “VAR Kosova”.


Nuk dihet ende se si ka ndodhur rasti, por për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Man United, i cili e ka konfirmuar se lajmi është i vërtetë por që nuk tregon detaje më të zgjeruara.


“Klubi është i vetëdishëm për një incident në Mykonos të Greqisë, ku i përfshirë është futbollisti ynë, Harry Maguire. Mbrojtësi po bashkpunon me autoritetet greke për ta zbardhur ngjarjen”, thuhet në komunikatën e Man United.