Tifozët e klubeve të Premierligës janë zemruar me faktin se Britania e Madhe nuk do të transmetojë plotë 160 ndeshje këtë sezon.

Me marrjen e këtij vendim, kanë reaguar shumë tifozë anglez, ku thonë se tani nuk kanë as edhe një mënyrë se si t’i shikojnë ndeshjet e klubit të tyre të zemrës, shkruan “VAR Kosova”.

Me vendimet e fundit që ka marr Premierliga, pritet që një numër i vogël i tifozëve të rikthehen në stadiume në tetor, por patjetër që më rregulla strikte shkaku i pandemisë.

Kështu nga 380 ndeshje në Premierligë sa do të zhvillohen gjithsej, 220 do të transmetohen drejtpërdrejt në televizon.

Siç meson “Daily Mail”, kjo tollovi po krijohet, pasi televizionet kërkojnë tek skuadrat para të mëdha, gjë që klubet nuk mund t’i mbulojnë ato.