Diego Maradona është rikthyer në pozitën e trajnerit të skuadrës Gimnasia, vetëm dy ditë pasi dha dorëheqje.

59-vjeçari u largua pas më pak se tre muajve punë, duke përmendur një mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit

Por ai ka bërë një kthesë të bujshme dhe njoftoi në mediat sociale se është gati të marrë përsëri detyrën.

“Jam shumë i lumtur të them se jam përsëri trajner i Gimnasia”, ka thënë Maradona.