Vetëm pesë minuta lojë dhe Interi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas.

Romelu Lukaku ka shënuar golin e parë në ndeshje nga pika e bardhë në minutën e 5-të.

Me këtë gol, belgu ka shkuar në shifrën 34 gola për Interin në sezonin debutues.

Këtë rekord deri më tash e kishte Ronaldo – i vërteti.

Por vetëm pak minuta ka zgjatur epërsia e Interit.

Sevilla ka barazuar rezultatin në minutën e 12-të përmes Luuk de Jong.