Anthony Joshua ka firmosur marrëveshjen për të boksuar me Tyson Furyn, ka njoftuar promotori Eddie Hearn të hënën.
Britaniku i kategorisë së rëndë, Joshua, fillimisht do të boksojë me shqiptarin Kristian Prenga në Riad, më 25 korrik.
Dhe më pas pritet të realizohet meçi i shumëpritur i Joshuas me britanikun tjetër, Tyson Fury.
Fury dhe Joshua kanë qenë nga dy herë kampionë të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Ata janë në majë për më shumë se një dekadë, por asnjëherë nuk kanë boksuar mes tyre.
Promotori Hearn ka njoftuar se marrëveshja për meçin tashmë është nënshkruar, raporton BBC.
Fury disa herë ka njoftuar për tërheqjen nga boksi, por është kthyer sërish.





























