Mesfushori kosovar shënoi një supergol në finalen e Kupës së Austrisë për SCR Altach ndaj LASK-ut. Në minutën e 30-të, Demaku goditi fuqishëm nga distanca dhe e dërgoi topin në këndin e sipërm për epërsinë 2-1.

Edhe pse Altach në fund u mposht 4-2 pas vazhdimeve, goli i Demakut ishte padyshim një nga momentet më të bukura të finales.

Finale e madhe, gol i madh, krenari shqiptare!

Vesel Demaku, emër për t’u mbajtur mend.