Ish-sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain, u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2023.

Ai ishte pjesë e Inter Miamit, ndërsa 38-vjeçari vazhdon të jetojë në Florida.

Ndryshimi i Higuainit është i jashtëzakonshëm, vetëm tre vjet pas pensionimit, ndërsa së fundmi ka qarkulluar një foto e tij në rrjetet sociale.

Higuaini ka luajtur për River Platen, Real Madridin, Napolin, Juventusin, Milanin dhe Chelsean.

Ai është vlerësuar si njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, ndërsa është fitues i La Ligas dhe Serie A nga tri herë.