Lionel Messi ka shënuar gol dhe ka asistuar, por në fund Inter Miami u mposht 4:3 në kuadër të ligës MLS të SHBA-së. Miami humbi nga Orlando City, ndonëse kishte epërsi 3:0.

Superylli argjentinas shënoi për 3:0 në minutën e 34-t, me asistim të Luis Suarezit. Argjentinasi tjetër, Martin Ojeda, shënoi “hat-trick” për Orlando Cityn, ndërsa asistoi në golin e katërt dhe të fitores, të cilin e shënoi Tyrese Spicer në minutën e 93-të.

Messi këtë edicion i ka tetë gola e një asistim në dhjetë paraqitje në MLS.

No description available.