Rasti i Joao Neves në sfidën Bayern Munich – PSG vazhdon të jetë një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes së kaluar në Ligën e Kampionëve.
“Bavarezët” kërkuan penallti për prekje me dorë në zonë, por arbitri dhe VAR-i vendosën që loja të vazhdojë, duke iu referuar rregullit të IFAB për kontaktet me dorë.
Sipas rregullores së IFAB-it:
“Nëse topi prek dorën apo krahun e një lojtari pas një goditjeje ose devijimi nga një bashkëlojtar, kjo nuk konsiderohet domosdoshmërisht shkelje për prekje me dorë, përveç rasteve kur lojtari e prek topin qëllimisht ose zgjeron artificialisht sipërfaqen e trupit”.
Vendimi shkaktoi reagime të shumta nga kampi “bavarez”, me Vincent Kompanyn që shprehu hapur pakënaqësinë pas ndeshjes.
PSG-ja arriti të sigurojë kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 ndaj Bayern Munichit.

























