Enzo Maresca u largua nga pozita e trajnerit të Chelseat qysh në ditën e parë të vitit 2026.
Në atë kohë, skuadra londineze në komunikatën publike thuhej se u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta, por si duket e vërteta qëndron ndryshe.
Sipas asaj që raporton ”BBC”, Maresca kishte disa mosëmarrëveshje me drejtuesit e Chelseas.
E para kishte të bënte me transferimet e klubit, e dyta e pagën e tij dhe e treta, Maresca kërkonte që të mos ketë ndërhyrje nga stafi mjekësor ndaj vendimeve të tij për futbollistët që kishin lëndime.


























