Sikurse në tenderët në Kosovë, edhe në FIFA ka ekzistuar Mr. 10% (Zotëri 10%), janë blerë vota, si dhe janë bërë sponzorizime pa marrëveshje, si dhe ka pasur korrupsion në përzgjedhje të organizatorëve të kupave botërore.
Sponzorimet nga dy kompanitë Coca-Cola dhe Adidas jo gjithmonë kanë qenë transparente. Prapaskenat e shitjes së të drejtave televizive kanë qenë shumë dëshpëruese të shoqëruara me korrupsion dhe jo-transparencë.
Planet FIFA është një dokumentar i vitit 2016 me regjisor Jean-Louis Perez.
Dokumentari mund të shihet në NETFLIX dhe Amazon Prime Video. Dokumentari është i gjatë 1 orë e 34 minuta.
Përderisa për 40 vite kishte pandëshkueshmëri për të gjitha aferat e ndodhura, ishte viti 2015 kur prokurorët amerikanë zbuluan raste të korrupsionit të gjerë brenda organizatës, duke çuar përfundimisht në rrëzimin e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, me gjithë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të mbetur në pushtet./VAR Kosova/


























