Rastet me koronavirus ende nuk po ndalen në klubet e Ligës së dytë në Angli.

Kësaj radhe skaudra e Huddersfild Town e ka anuluar miqësoren me Southport, pasi një pjesë e stafit të tyre rezultuan pozitiv me Covid-19, shkruan “VAR Kosova”.

Edhe pse skuadra e Huddersfield nuk ka treguar se a është infektuar ndonjë lojtarë, ata njoftuan për ndërprerjen e ndeshjes.

“Siguria e lojtarëve dhe stafit është absolutisht e rëndësishme, dhe pas konsultimit me EFL, klubet kanë marrë vendim që të anulojnë miqësoren e para-sezonit”, tha klubi i Championship.