Mesfushori kosovar, Blendi Baftiu po kalon në formë jetësore këtë sezon, ku edhe po kërkohet nga shumë skuadra edhe jashtë Kosovës.

Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, për Baftiun e interesuar është skuadra e Alanyaspor, e cila ka bërë edhe ofertë zyrtare për të, shkruan “VAR Kosova”

Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari i sportit nga Turqia, Yagiz Sabuncoglu, i cili përms një postimi në “Twitter”, tregoi se skuadra e Alanyasporit ka shprehur interesim për mesfushorin e Ballkanit, Baftiun.

Kujtojmë se Baftiu këtë sezon për Ballkanin e Suharekës ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.