Rivaliteti i madh mes dy skuadrave franceze, Marseille dhe PSG ka shtyre autoritetet franceze që në qytetin e Marseiës, të dielën kur luhet finalja e Ligës së Kampionëve të mos lejohet veshja e fanellës së PSG-së.

Institucionet e Marsejës e kanë marrë këtë vendim duke tentuar të shmangin ndonjë konflikt potencial mes tifozëve.

Këto masa vijnë pas një numri incidentesh armiqësore në zonën e vjetër të Marsejës të martën në mbrëmje, pasi që PSG mposhti RB Leipzig për të arritur në finale.

Sipas Policisë rreth 100 tifozë të Marsejës u mblodhën duke brohoritur kundër PSG.

Një burrë me bluzë të PSG ishte detyruar ta heq atë, ndërsa një mbështetës i Marsejës u arrestua për dyshimin se ka sulmuar një tifoz të PSG.

Marseille dhe PSG janë dy klubet më të trofeshme franceze.