Dhimbjet e humbjes së Manchester Cityt në çerekfinale nga Lyoni i Francës nuk kanë kaluar ende. 

Shumë kush fajin për atë humbje po ia lë strategut spanjoll, Pep Guardiola për shkak të formacionit. 

E fejuara e futbollistit Oleksandr Zinchenko, sipas mediave ukrainase fajin ia ka lënë trajnerit Guardiola për vendosjen e formacionit. 

“Ndoshta nuk kam të drejtë ta them këtë, dhe ndoshta Zinchenko do të më ndalojë. Por për ta thënë më butë, për të mos u betuar, humbja është plotësisht faji i Guardiolas”, tha e fejuara e Zinchenkos.

“Nuk kam të drejtë të kritikoj, por pse të luhet tre mbrojtës qendror? Unë thjesht nuk kam fjalë sepse të kem një formacion të tillë … shiko lojtarët që ka klubi, shiko bankën rezervë”, ka deklaruar ajo. 

Në atë ndeshje, Guardiola kishte vendosur të startonte ndeshjen me 3 mesfushorë me tipare defanzive.