Qeveria e Kosovës e përkatësisht Ministria e Sportit fillojnë projekte për ndërtimin e stadiumeve dhe i lënë në gjysmë ato.

Tashmë kjo nuk është diçka e re për sportistët e Kosovës dhe dashamirët e futbollit, shkruan “VAR Kosova”.

Qeveritë e shumta kanë luajtur ‘ping-pong’ –herë në Bërnicë e herë në Korreticë për ndërtimin e stadiumit nacional.

Por, nuk është vetëm stadiumi nacional që nuk po përfundohet, “VAR Kosova”, ju sjell një video të përgatitur pë shpenzimet e Qeverisë me shumë të mëdha, e stadiume nuk ka ende.