Tyson Furyt i është dhënë drita e gjelbër nga WBC për të luftuar me Anthony Joshuas, nëse arrin të mposht Deontay Wilder.
Britanikët patën rënë dakord për organizimin e dy super meçeve gjatë dy viteve të ardhshme, dhe shanset për organizimin e parë në fillim të vitit të ardhshëm duken shumë të mundshme, pasi Dillian Whyte u hoq nga pozicioni i detyrueshëm për Tyson Furyn.
Whyte duhej të ndeshjes me fituesin e përballjes Fury – Wilder, por i është mohuar ky meç, pasi humbi sfidën ndaj Alexander Povetkin.
Është presidenti i WBC, Mauricio Sulaman, që ka konfirmuar që Fury është i lirë të luftojë këdo nëse e mposht Wilderin.




























