Legjenda e skuadrës nga kryeqyteti italian, Roma, Francesco Totti, ka thënë se nuk do të kthehet në Romë, të paktën jo derisa të jenë të njëjtit pronarë.

Në një intervistë për Radio Roma, i pyetur nëse do të kthehej në Romë, ish-kampioni i botës me Italinë, u përgjigj:

“A duhet të përgjigjem? Unë kam një karakter mjaft të fortë dhe prekës. Kur marr një rrugë, e kryej atë plotësisht. Nëse do të vinin të më kërkonin që të kthehem në Romë, do të ishte shumë e vështirë për mu, por përgjigja do të ishe JO, duke respektuar vendimin tim. Shpresoj që tifozët e Romës, përfshirë edhe mua, të shohim një president që e kthen klubin në nivele të larta, që të investojë më shumë para për të fituar trofe, duke filluar me Ligën e Kampionëve”, ka thënë Totti.

Fracesco Totti u pyet edhe për djaloshin që po shkëlqen të Roma, italianin Nicolo Zaniolo.

“Shpresoj se do të qëndrojë një kohë e gjatë, por nuk e besoj”, ka thënë shkurt Totti./VAR Kosova/