Mbrojtësi i Kombëtarës së Kosova tashmë do të luajë në Itali për klubin e Napolit.
Rrahmani i cili vitin e kaluar ishte pjesë e Hellas Veronës, sezonin e ri do ta vazhdojë nën fanellën e Napolit, shkruna “VAR Kosova”.
Me transferimin e tij te “napolitanë”, edhe vlera e Rrahmanit në tregun e transferimeve ka ndryshuar.
Nga 9.5 milionë që e kishte çmimin më parë, mbrojtësi kosovar tashmë nga “Transfer Market” vlerësohet me 14 milionë euro.





























