Kryetari i Gjyqtarëve të Premier League, Mike Riley, ka pranuar se këtë sezon ka pasur katër raste kur VAR ka marrë vendime të gabuara.

“Jemi ende larg nga perfektja dhe duhet të përmirësohemi në mënyrën se si i bëjmë gjërat… Ka gjëra domethënëse që mund t’i bëjmë për t’u përmirësuar, përfshirë edhe vazhdimësinë në vendimmarrje me VAR dhe kohën, në mënyrë që të kemi ndërhyrje minimale (nga VAR)”, tha Riley.

KATËR RASTET KU JANË BËRË GABIME:

26 TETOR – BRIGHTON 3-2 EVERTON

Në minutën e 77-të, Brighton fiton një penalti pas rishikimit të rastit me VAR, e që del të jetë vendim i gabuar.

27 TETOR – NORWICH 1-3 MANCHESTER UNITED

Manchester United fiton penalti pas një dueli të Daniel James me mbrojtësin Ben Godfrey, përmes rishikimit të rastit nga VAR. Tim Krul priti penaltinë e Marcus Rashford dhe United fitoi ndeshjen, por vendimi i VAR-it ishte i gabuar – edhe pse nuk pati ndikim në rezultatin final.

27 TETOR – ARSENAL 2-2 CRYSTAL PALACE

Mbrojtësi i Gunners, Sokratis Papastathopoulos  shënoi një gol të vonshëm, i cili mund t’i fitonte tri pikë skuadrës së tij, por goli u anulua pas rishikimit me VAR, për “një faul” të Callum Chambers në Luka Milivojevic. Vendim i gabuar që Arsenalit i kushtoi me humbjen e dy pikëve.

2 NËNTOR – WATFORD 1-2 CHELSEA

Watford fitoi penalti pas një kontakti minimal nga Jorginho në Gerard Deulofeu’n. Ky i fundit shënoi nga pika e bardhë. Për fat të Chelsea’t ky gabim i VAR nuk ndikoi ne rezultatin final, pasi “Të Kaltrit” e fituan ndeshjen.

Përveç këtyre rasteve, klubet dhe tifozët besojnë se ka pasur edhe raste të tjera diskutabile dhe kontroverse, përmes së cilave janë dëmtuar./VAR Kosova/