Mediumi argjentinas LaNacionCom, ka cituar një audio-deklaratë të Lionel Messit ku ai thotë se “ka marr vendimin bashkë me gruan e tij Antonela për t’u larguar nga Barça”.

“Më dhemb shpirti, por kjo është. Gjithçka ka përfunduar. Do të flas me Pep (Guardiolan) për të kaluar te (Manchester) City”, e kishte cituar ky medium Messin.

Por babai i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, ka mohuar se Messi ka thënë një gjë të tillë.

Jorge Messi ka shkruar në Instagram se ky lajm është një fake news.

“Përshëndetje LaNacionCom. Kjo është gënjeshtër. Audio nuk ekziston. Është imitim”, ka shkruar ai në Instagram me storyn e La Nacion që kishte paraqitur Messin me fanelle të Manchester Cityt./VAR Kosova/