Drita sot do të mësojë kundërshtarin për rrethin e dytë të Ligës së Evropës.

Kampioni në fuqi mund të përballet me skuadra mesatare, të cilat nuk janë të pakalueshme.

Ararat e Armenisë, Connah’s Quay e Uellsit, Fola Esch e Luksemburgut, Sileksi i Maqedonisë së Veriut, Buduçnosti i Podgoricës, Dinamo Tbilisi e Gjeorgjisë dhe Astana e Kazakistanit, janë kundërshtarët e mundshëm.

Shorti do të hidhet sot në Nyon nga ora 13:00.