Gashi ndalet në luftën e parë, Cena në të dytën
Dardan Cena e Laurinë Gashi nuk kanë pasur paraqitje të suksesshme në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Chisinau të Moldavisë.
Dardan Cena në luftën e parë e mposhti hungarezin Adam Kalasz. Por në të dytën humbi...
Prishtina 01 siguron fazën nokaut të Championsit
Prishtina 01 ka shënuar fitore të madhe të enjten mbrëma ndaj Novo Vrijemes dhe e ka siguruar vendin e tretë, i fundit që dërgon në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve të futsallit.
Pas humbjes 19:1 të mërkurën mbrëma nga...
EJU-ja e merr Kosovën si shembull për suksesin e Evropianit U23
Të premten e të shtunën në Chisinau të Moldavisë mbahet Kampionati Evropian U23 në xhudo.
Do të marrin pjesë 308 xhudistë të moshës deri në 23 vjet, nga 37 vende të ndryshme.
Unioni Evropian i Xhudos, që edhe e organizon ngjarjen,...
Paraqitje e pasuksesshme e Kosovës në Botërorin e taekwondos
Të enjten ka përfunduar Kampionati Botëror për seniorë në sportin luftarak të taekwondos. Botërori u mbajt në Wuxi të Kinës, ndërsa morën pjesë 991 garues, që është rekord.
Në mesin e tyre ishin gjashtë taekwondistë nga Kosova. Por prezantimi i...
Trajneri i Prishtinës 01 flet pas disfatës së thellë nga Sportingu
Trajneri i ekipit të futsallit Prishtina 01, Haki Ahmeti, pranon se humbja nga Sportingu i Lispbonës është e thellë. Por ai insiston se disfata 19:1 nuk do të ndikojë në motivin e lojtarëve për ndeshjet e radhës në “Main...
Bashkimit nuk i mjafton paraqitja e mirë ndaj Dijonit
Bashkimi pati paraqitje shumë të mirë ndaj Dijonit francez në ndeshjen e tretë të stinorit të rregullt në garën e “FIBA Europe Cup”.
Por kjo nuk mjaftoi. Bashkimi të mërkurën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” e dërgoi ndeshjen në vazhdime,...
Fitorja e tretë rresht për Sigal Prishtinën në ligën ENBL
Sigal Prishtina e ka regjistruar edhe fitoren e tretë rresht në “ENBL League”.
“Bardhekaltrit” e kryeqytetit fituan të mërkurën mbrëma në “Gopass Arena” ndaj Slovan Bratislavas, me rezultatin 78:73.
Sigal Prishtina krijoi epërsi prej shtatë pikëve pas pjesës së parë, 39:32,...
Kosova i nis me fitore kualifikimet për Botërorin 2027
Hendbollistët e Kosovës i kanë nisur kualifikimet për Kupën e Botës 2027 me fitore ndaj Britanisë së Madhe.
Kosova fitoi të mërkurën mbrëma në Derby me rezultatin 32:26.
Ishte edhe fitorja e parë e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Jesper Ostlund.
Përzgjedhësi...
Kampionia e Kosovës pëson plot 19 gola në Champions
Sportingu i Lisbonës i ka shënuar 19 gola kampiones së Kosovës në futbollin e sallës.
Prishtina 01 të mërkurën mbrëma u mposht me rezultatin 19:1 nga Sportingu, në ndeshjen e parë të Grupit 4 të “Main Round”.
Ndeshja u zhvillua në...
Prishtina 01 e nis garimin në “Main Round”
Prishtina 01 e nis sot garimin në Ligën e Kampionëve, përkatësisht në Grupin 4 të “Main Round”. Prishtina 01 luan nga ora 17:00 ndaj Sportingut portugez.
Në grup me kampionen e Kosovës në futbollin e sallës janë edhe Kairat Almaty...




































