Argjentinasi Mauricio Pochettino, u shkarkua dje nga posti i trajnerit të Tottenham dhe në vend të tij është emëruar portugesi Jose Muorinho.
Futbollistët e Tottenham kanë reaguar pas shkarkimit të trajnerit.
Sulmuesi Harry Kane ka thënë se është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë trajneri për të realizuar ëndrrat.
“Kemi pasur momente të mahnitshme në vitet e fundit që nuk do t’i harroj kurrë. Ke qenë trajneri im, por edhe miku im dhe të falënderoj për këtë. Paq fat në kapitullin e ardhshëm”, ka shkruar Kane.

Dele Alli përmes një postimi në twitter, ka thënë se ‘nuk mund ta falënderoj sa duhet’ trajnerin Pochettino.
“Jam mirënjohës për çdo gjë që ai ka bërë për mua. Paq fat dhe shpresoj të shihmi përsëri shoku im”, ka shkruar Alli.

Mbrojtësi Toby Alderweireld ka thënë se lajmi për shkarkimin e Pochettino’s e ka befasuar.
“Jam befasuar shumë. Mendoj se klubi ka marr këtë vendim dhe ne duhet ta respektojmë”, ka thënë belgu për Sky Sports pas ndeshjes me Belgjikën.

Ben Davies duke falënderuar argjentinasin Pochettino për kohën e kaluar së bashku, vlerëson se Pochettino pas largimit nga Tottenha, do të shkojë në nivel më lartë.
“Nuk e dija deri në përfundim të ndeshjes”, ka thënë Davies pas ndeshjes që Uellsi e fitojë 2-0 kundër Hungarisë.
“U shokova, por ka qenë e mahnitshme puna me të këto pesë vite. Jam i sigurt se ai do të bëj gjëra më të mira dhe më të mëdha”, ka thënë Davies.




























