Lojtari i Britanisë së Madhe dhe Anglisë Sam Ward është detyruar që të pensionohet pasi që ka humbur shikimin në syrin e tij të majtë.

28-vjeçari ishte goditur në fytyrë nga topi gjatë play-offit për kualifikime në Olimpiadë kundër Malajzisë me 3 nëntor, raporton BBC.

Ëard, që shënoi dy herë në atë ndeshje për t’i ndihmuar Britanisë së Madhe për të siguruar kualifikimin në Tokio 2020, pas pësoi lëndim të rëndë në kokë, humbi shikimin.

Ai ka shënuar 72 gola në 126 paraqitje për Britaninë e Madhe dhe Anglinë.

Ward ka bërë debutimin ndërkombëtar në vitin 2014 dhe ka përfaqësuar Britaninë e Madhe në lojërat Olimpike të Rio, para se të ndihmonte Anglinë për të fituar medalje në lojërat Europiane dhe të Commonwealth në vitin 2017, përkatësisht 2018./VAR Kosova/