Streli Mamba, ka shënuar dy gola para 80 mijë shikuesve në Signal Iduna Park, kundër Borussia Dortmund.

Në ndeshjen, që Dortmund arriti ta barazojë 3-3, Mamba shënoi dy gola për Paderborn.

Mabma që ka origjinë kongoleze, kishte filluar karrierën në ligat regjionale në Gjermani, derisa nga viti 2016 deri në verën e këtij viti, ai ishte lojtar i Energie Cottbus.

“Stadiumi, dritat, gjithçka, Bundesliga është një botë tjetër nga ajo e Ligës së tretë. E di sa shumë kam arritur”, ka thënë Mamba pas ndeshjes.