Manchester United do të fitojë rreth një milion funte nga Juventus para fundit të sezonit 2019-20, falë Cristiano Ronaldos.
Djajtë e Kuq do të marrin rreth 850,000 funte nga gjigandët e Serie A, si pjesë e marrëveshjes, ku 34 vjeçari u largua nga Bernabeu në verën e vitit 2018.
Raportohet se Manchesteri këto para do t’i japë për bamirësi.
Ronaldo arriti në Man Utd në 2003-n për 12 milionë funte dhe u largua gjashtë vjet më vonë, në moshën 24 vjeçare, për t’u bashkuar me Real Madrid në një marrëveshje të atëhershme rekorde prej 80 milionë funteve.




























