Legjenda e Holandës Marco van Basten ka kërkuar falje, pasi u kap nga pamjet televizive të drejtpërdrejta duke thënë “sieg heil” – një përshëndetje famëkeqe naziste.

Para ndeshjes së Heracles me Ajax të shtunën, prezantuesi i Fox Hans Kraay ishte duke intervistuar trajnerin e Heracles, Frank Wormuth, në gjermanisht.

Ndërsa gjermanishtja e tij la diçka për të dëshiruar në sytë e ish sulmuesit të Ajax dhe AC Milan, i cili reagoi duke thënë: “Heil Sieg, nuk po flet aq bukur”.

Komenti ngjalli polemikë pasi “sieg heil” ishte një përshëndetje që u përdor në Gjermaninë naziste para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.