“Një gjigant në mbrojtje”. Me këto fjalë e nis shkrimin “Tuttomercatoweb”, për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, për paraqitjen që bëri të dielën kundër Fiorentinës.
Ky medium italian, lavdëron paraqitjen e Rrahmanin, sidomos në përballjen me francezin Franck Ribery.
“Një gjigand në mbrojtje, dhe një mjeshtër i topave në ajër. Gjithashtu nuk i la asnjë hapësirë Riberisë, dhe ishte më i miri nga lojtarët në repartin e mbrojtjes“.
Kapiteni i Kombëtares se Kosovës, Amir Rrahmani, udhëhoqi skuadrën e tij, Hellas Verona, në një fitore tepër të rëndësishme kundër Fiorentinës.
Rezultati ishte minimal 1-0, por shumë i vlefshëm, për të mbajtur skuadrën në pozitën e 8-të në tabelë.




























